Porti kufitar Kinë-Mongoli shënoi rritje të vëllimit tregtar në periudhën janar-korrik
2023-08-13 15:08:15

foto: VCG

foto: VCG

Erenhot, porti më i madh tokësor në kufirin Kinë-Mongoli, regjistroi rritje të vëllimit të ngarkesave të importit dhe eksportit në shtatë muajt e parë të vitit, bënë të ditur doganat lokale, citon “Xinhua”.

Porti në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore trajtoi një xhiro mallrash importi dhe eksporti prej afro 10.33 milionë tonë gjatë kësaj periudhe, 69.6 për qind më shumë në bazë vjetore.

foto: VCG

foto: VCG

Në port, ka pasur eksporte të konsiderueshme të produkteve të nevojshme ditore, veshjeve dhe produkteve elektronike, po ashtu edhe të qymyrit dhe mishit.

Xiong Jiudi, zyrtar i Doganës Erenhot, deklaroi se autoritetet lokale kanë bërë përpjekje për të thjeshtuar procedurat e zhdoganimit.

foto: VCG

foto: VCG

Porti Erenhot tani shërben 69 linja të trenave të mallrave Kinë-Evropë, duke lidhur mbi 60 destinacione jashtë shtetit në më shumë se 10 vende.

Deri më 30 korrik, porti kishte kryer 1800 udhëtime të trenave të mallrave Kinë-Evropë, një rritje prej 27.37 për qind në bazë vjetore.