Institucionet e sigurimeve në Pekin marrin 27.400 kërkesa për dëmet e shkaktuara nga shiu
2023-08-12 11:02:32

foto: VCG

foto: VCG

Institucionet e sigurimeve në Pekin kanë marrë 27.400 kërkesa në lidhje me fatkeqësitë e shkaktuara nga shiu, nga të cilat 42 për qind janë zgjidhur ose kompensuar paraprakisht, me kompensimin total që arrin në 380 milionë juanë (rreth 53 milionë dollarë amerikanë), thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Rreth gjysma e kërkesave dhe e shumave të kompensimit ndodhën në Fangshan dhe Mentougou, rrethet më të goditura nga shirat, sipas degës së Pekinit të Administratës Kombëtare të Rregullatorit Financiar.

foto: VCG

foto: VCG

Prej mëngjesit të së enjtes, rreth 17.000 automjete kanë raportuar pretendime në lidhje me fatkeqësitë dhe 65 për qind janë shlyer ose kompensuar paraprakisht.

Humbja e vlerësuar në sektorin e sigurimit bujqësor të qytetit tejkaloi 32 milionë juanë dhe shuma e kompensimit ose dëmshpërblimit të paguar paraprakisht ishte 21 milionë juanë, që përbën 64 për qind të totalit në këtë sektor.

foto: VCG

foto: VCG

Nga 29 korriku deri më 2 gusht, Pekini u godit nga shira të rrëmbyeshëm të shkaktuar nga tajfuni “Doksuri”, duke lënë 33 të vdekur dhe 18 të tjerë të zhdukur. Këto ishin reshjet më të mëdha në Pekin që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë.