Kina rrit përpjekjet për të parandaluar fatkeqësitë në bujqësi të shkaktuara nga tajfuni
2023-08-12 11:11:10

foto: VCG

foto: VCG

Autoritetet kineze theksuan përpjekjet për të parandaluar fatkeqësitë në bujqësi dhe për të ruajtur prodhimin e grurit të vjeshtës në zonat e prekura nga tajfuni “Khanun”, gjatë një takimi të zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas ministrisë, kjo është një periudhë vendimtare për rendimentin e drithërave të vjeshtës, duke shtuar se reshjet e dendura të shiut në verilindje të Kinës, nëse kombinohen me erë të fortë, do të çonin në një rrezik të lartë për të korrat.

foto: VCG

foto: VCG

Ministria u kërkoi autoriteteve vendore të merrnin masa, duke përfshirë vëmendjen e madhe ndaj rrugës së lëvizjes së tajfunit “Khanun”, organizimin e ekipeve të shërbimit të emergjencës, mobilizimin e makinerive të kullimit dhe përshpejtimin e heqjes së ujit nga fushat.

Shirat e dendur për shkak të tajfunit pritet të prekin deri të dielën disa zona në Jilin, Heilongjiang dhe në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme.

Disa zona ka të ngjarë të përjetojnë stuhi shiu dhe erëra të forta.

foto: VCG

foto: VCG

Autoritetet lokale kanë bërë përpjekje të gjithanshme për reagimin ndaj tajfunit, duke përfshirë përforcimin e kasolleve bujqësore kundër erës dhe shiut, mirëmbajtjen e mjediseve të bagëtive dhe shpendëve dhe sigurimin e anijeve të peshkimit.