Tajfuni “Doksuri”, Kina akordon 1.5 miliardë juanë për riparimin e objekteve të dëmtuara të ruajtjes së ujit
2023-08-12 11:16:27

foto: VCG

foto: VCG

Kina caktoi të enjten 1.5 miliardë juanë (rreth 209.57 milionë dollarë amerikanë) për riparime në objektet e dëmtuara të ruajtjes së ujit në zonat e prekura rëndë nga tajfuni “Doksuri”, njoftoi Ministria e Financave dhe Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.


Fondet do të ndahen në 13 rajone të nivelit provincial: Pekin, Tianjin, Hebei, Shanxi, Mongolia e Brendshme, Liaoning, Jilin, Heilongjiang, Zhejiang, Anhui, Fujian, Henan dhe Guangdong.

foto: VCG

foto: VCG

Disa lumenj kanë tejkaluar nivelet e tyre paralajmëruese ditët e fundit dhe pellgu i lumit Haihe ka përjetuar përmbytje për shkak të tajfunit “Doksuri”, duke dëmtuar rëndë objektet e ruajtjes së ujit në disa zona.


Në fillim të këtij muaji, dy ministritë ndanë dy herë fonde për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tajfuni.