Agjencitë e OKB-së kërkojnë veprim pas një tjetër tragjedie mesdhetare
2023-08-12 11:07:38

foto: VCG

foto: VCG

Tre agjenci të OKB-së shprehën shqetësim për situatën në Mesdhe, pas një tjetër mbytje të një anije në brigjet e Lampeduzës në Itali. Ata kërkuan që të ndiqen rrugë të sigurta për emigrantët dhe azilkërkuesit që shkojnë drejt Bashkimit Evropian, shkruan “Xinhua”.


Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM), Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) kërkuan një qasje më të unifikuar për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

foto: VCG

foto: VCG

Në këtë tragjedi, e ndodhur më 4 gusht, shpëtuan vetëm katër persona, nga rreth 45 që ndodheshin në varkë.


IOM, UNHCR dhe UNICEF bashkëpunojnë me autoritetet lokale në Lampeduza, për mbështetjen gjatë fazave të zbarkimit dhe pritjes fillestare.


Qëllimi i tyre është të garantojnë që ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare ta marrin atë dhe të identifikojnë menjëherë individët me nevoja të veçanta.

foto: VCG

foto: VCG

Të dhënat nga Projekti i IOM-it për Emigrantët e Zhdukur tregojnë se mbi 1800 individë ose kanë vdekur ose janë zhdukur në këtë rrugë vetëm në vitin 2023. Në mënyrë tronditëse, kjo rrugë përfaqëson mbi 75 për qind të të gjitha vdekjeve në Mesdhe gjatë dekadës së fundit.


Anija e e nisur nga Sfax, në Tunizi, u përmbys nga dallgët e pamëshirshme të Mesdheut. Agjencitë e OKB-së theksojnë rreziqet e rritura që lidhen me kalimet e anijeve prej hekuri, veçanërisht në kushte të pafavorshme moti, bëri të ditur “UN News”.