Hawai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
2023-08-11 16:23:39

CFP

CFP

Zjarret e rrezikshme të shkaktuara nga erërat e forta prej uraganit “Dora” kanë përfshirë dy ishuj të mëdhenj në shtetin amerikan të Hawai-t, duke bërë që zv.guvernatorja Sylvia Luke të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Luke, e ngarkuar për të marrë vendime pasi guvernatori Josh Green po udhëton jashtë shtetit, shpalli gjedjen e emergjenës në lidhje me zjarret në qarqet Maui dhe Hawaii që po nxiten nga uragani “Dora”, duke shpërthyer në jug të ishujve. “Ne po ndjekim nga afër zjarret e shkaktuara nga erërat e forta të uraganit “Dora”. Siguria e banorëve është parësore dhe kjo shpallje emergjence do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të mbështetur reaguesit e emergjencës në komunitetet e prekura”,- deklaroi zv.guvernatorja, shkruan “Xinhua”.

Zyrtarët thanë se Rojet Kombëtare të Hawaiit janë aktivizuar dhe janë aktualisht në Maui duke ndihmuar Departamentin e Policisë në pikat e kontrollit të trafikut dhe më shumë roje do të mbështesin qarqet Maui dhe Hawaii.

CFP

CFP

Zjarret e shumta kanë djegur qindra hektarë në ishullin Hawaii, i njohur gjithashtu si “Big Island”, dhe ishullin Maui, më i madhi dhe i dyti më i madhi nga ishujt Hawai.

Zjarret kanë djegur shtëpi dhe kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen. Shumë shkolla u mbyllën të mërkurën për shkak të zjarreve të vazhdueshme dhe evakuimeve në ishull.

Gazeta lokale “Hawaii News Now” raportoi se pjesa më e madhe e qytetit historik Lahaina, një nga pikat më të vizituara në Maui, besohet se është shkatërruar pasi zjarri i madh bëri që njerëzit të largoheshin në rrugë detare. (Irma)