
CFP

CFP
Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio, u qëllua për vdekje me armë zjarri, pas një mitingu politik të mbajtur në Kuito, kryeqyteti i vendit, konfirmoi presidenti ekuadorian Guillermo Lasso, shkruan “Xinhua”.
“Shpreh ngushëllime dhe solidaritetin tim me bashkëshorten dhe vajzat e tij. Ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”,- deklaroi Lasso përmes një postimi në rrjetet zyrtare sociale.
“Krimi i organizuar ka bërë një rrugë të gjatë, por pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ta”- përfundoi mesazhin presidenti Lasso.
Ngjarja ndodhi në mes të një fushate elektorale dhe 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për 20 gusht, në të cilat do të zgjidhen pasardhësi i Lasso dhe 137 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të vendit. (Irma)

CFP
