Rruga Ajrore e Mëndafshit është bërë një destinacion tepër i nevojshëm për të lidhur Kinën dhe Evropën për transportimin e mallrave. Një kompani ajrore me bazë në Luksemburg është shembulli më i mirë i këtij itinerari. Në dhjetë vjet nga nisja, itinerari është zgjeruar për të mbuluar më shumë se dhjetë qytete në mbarë botën, duke përfshirë Londrën, Çikagon dhe Milanon, duke ofruar një kanal të besueshëm për bizneset logjistike dhe tregtinë ndërkufitare.
Xinhua
Rruga ajrore e mëndafshit Zhengzhou-Luksemburg promovon ndërlidhjen midis Kinës dhe Evropës
Natën vonë, kur shumica e njerëzve janë në gjumë, stafi i stacionit Zhengzhou të “Cargolux Airlines International”, një kompani ajrore mallrash me bazë në Luksemburg, fillon ditën e punës në Aeroportin Ndërkombëtar Xinzheng, në Zhengzhou, në provincën Henan të Kinës qendrore.
Xinhua
Ata përgatiten të shkarkojnë rreth 110 tonë mallra nga një fluturim i drejtpërdrejtë nga Luksemburgu dhe më pas ta ringarkojnë atë me rreth 130 tonë ngarkesë.
“I gjithë procesi zgjat rreth dy orë e gjysmë”,- tha Chen Pengchao, drejtori i operimit të stacionit, i cili kontrollon ecurinë e ngarkesave me kolegët e tij. Ai theksoi se më pas, fluturimi do të ketë destinacion Çikagon.
Ky fluturim është pjesë e itinerarit të nisur gati dhjetë vjet më parë.
Në vitin 2014, “Henan Civil Aviation Development and Investment Company Ltd.” bleu 35 për qind të aksioneve të “Cargolux”, duke shënuar fillimin e një Rruge Ajrore të Mëndafshit që lidh Zhengzhou-n dhe Luksemburgun.
Xinhua
Me kalimin e viteve, itinerari është zgjeruar për të mbuluar më shumë se dhjetë qytete në mbarë botën, duke përfshirë Londrën, Çikagon dhe Milanon, duke ofruar një kanal të besueshëm për bizneset logjistike dhe tregtinë ndërkufitare. Shang Liang, drejtori ekzekutiv i kompanisë së zinxhirit të furnizimit “Langtian” në Guangzhou, një partner i ngushtë i “Cargolux”, ia atribuoi rritjen e fuqishme të kompanisë gjatë viteve të fundit inaugurimit të Rrugës Ajrore të Mëndafshit.
Me fluturimet e rregullta të “Cargolux” dhe zhdoganimin e përshtatshëm në aeroportin Zhengzhou, duhen vetëm tri ditë për të transportuar mallra nga Kina në vendet evropiane, gjë që plotëson plotësisht nevojat e tregtisë elektronike ndërkufitare, tha Shang.
Nisja e Rrugës Ajrore të Mëndafshit ka nxitur rritjen e interesit të firmave jashtë shtetit për të eksploruar tregun kinez, ku “Cargolux” ka treguar një ecuri të mirë dhe zhvillim të shpejtë.
Edhe gjatë pandemisë, operacionet e fluturimit përgjatë itinerarit të përcaktuar vazhduan pa ndërprerje.
Xinhua
“Gjatë pandemisë, ngarkesat ajrore u bënë me të vërtetë pjesa jetike e zinxhirit logjistik, sepse ishim në gjendje të transportonim mallra shumë të nevojshme në një kohë shumë të shkurtër”,- tha Claude Zehren, zëvendësdrejtor ekzekutiv për operacionet e fluturimit në “Cargolux”.
Në vitin 2022, të ardhurat operative të “Cargolux” arritën në 5.1 miliardë dollarë amerikanë me një fitim neto prej 1.6 miliardë, duke e bërë atë vitin më fitimprurës në historinë e kompanisë. Në qershor, “Cargolux” mbajti takimin e parë pas pandemisë të menaxherëve të Azi-Paqësorit në Zhengzhou, duke reflektuar besimin e kompanisë në tregun dhe ekonominë kineze.
Për presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të “Cargolux”, Richard Forson, Rruga Ajrore e Mëndafshit, e cila ka lehtësuar lidhjen midis Kinës dhe Evropës, është një histori suksesi e kompanive, njerëzve dhe kombeve që ndajnë një vizion të përbashkët për lidhje të forta tregtare.
“Është krenari dhe nder i madh që ne jo vetëm që kemi dëshmuar shfaqjen e Rrugës Ajrore të Mëndafshit, por kemi luajtur edhe një rol në të”,- tha Forson.