Spanja përjeton një tjetër valë të nxehti me temperatura mbi 40 gradë
2023-08-11 18:10:13

Spanja (Foto Atsh)

Spanja (Foto Atsh)

Spanja është prekur nga një valë e katërt e të nxehtit këtë verë, me temperatura të regjistruara deri në 44 gradë Celsius.

Për të gjithë territorin ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastiljes dhe Leonit, Madridit dhe Castile-La Mancha-s, shërbimi shtetëror meteorologjik AEMET ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin, përcjell “ATSH”.

Në Madrid, temperatura shënoi prej afro 40 gradë Celsius, duke bërë që rrugët të ishin të shkretuara.

Sipas medieve vendase, qendrat me ajër të kondicionuar dhe pishinat publike ishin plot që herët në mëngjes. (Irma)