Kompania kineze “Xpeng” ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanen “Volkswagen”, për të punuar së bashku për zhvillimin e modeleve të automjeteve elektrike për tregun kinez. Sipas drejtuesve të kompanisë kineze, bashkëpunimi strategjik dëshmon edhe një herë se industria e automobilave në Kinë vazhdon të përqafojë botën dhe është e gatshme të ndajë teknologjitë dhe të kërkojë zhvillim të përbashkët.
Drejtori ekzekutiv i “Xpeng” përshëndet bashkëpunimin teknologjik me “Volkswagen”
Marrëveshja historike e bashkëpunimit midis “Xpeng” dhe “Volkswagen” ka dëshmuar për gatishmërinë e industrisë së automjeteve në Kinë për të ndarë teknologjitë me botën, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Xpeng”, He Xiaopeng.
CFP
Grupi “Volkswagen”, një prodhues veteran gjerman i makinave, muajin e kaluar arriti një marrëveshje për të blerë 4.99 për qind të aksioneve në startup-in e automjeteve elektrike kineze “Xpeng” dhe bashkëzhvillimin e dy modeleve të automjeteve elektrike për tregun kinez. Marrëveshja tërhoqi shumë vëmendje, pasi i dha “Volkswagen” akses në teknologjitë e “Xpeng”, duke përfshirë sistemin e avancuar të asistencës në drejtimin e automjetit (ADAS), në përpjekje për të hyrë në tregun e Kinës me rritje të shpejtë të automjeteve elektrike.
Drejtori ekzekutiv i “Xpeng”, He Xiaopeng, deklaroi në një intervistë ekskluzive për “Xinhua” se kompanitë kineze të automobilave kanë filluar t'u shesin teknologjitë e tyre më të avancuara homologëve të huaj, duke thyer formën e transferimit teknologjik të njëanshëm nga firmat e huaja të automjeteve në ato kineze.
“Ne kemi bashkëpunim si në aksione ashtu edhe në teknologji, gjë që ka një rëndësi të madhe”,- tha ai, duke shtuar se kjo shënon gjithashtu rastin e parë të një prodhuesi kinez të makinave që përfiton nga shitja e softuerit të vet.
CFP
Marrëveshja e “Xpeng” me “Volkswagen” dërgoi sinjale pozitive se bashkëpunimi më i ngushtë sjell një situatë të favorshme, tha He.
Sipas tij, bashkëpunimi strategjik dëshmon edhe një herë se industria e automobilave në Kinë vazhdon të përqafojë botën dhe është e gatshme të ndajë teknologjitë dhe të kërkojë zhvillim të përbashkët.
E themeluar në vitin 2015, “Xpeng” është një yll në rritje në sektorin e automjeteve me energji të re në Kinë, që ka hyrë në një rrugë të shpejtë rritjeje mes përpjekjeve të vendit për të arritur kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030. Në gjysmën e parë të vitit 2023, prodhimi i automjeteve me energji të renë Kinë u rrit me 42.4 për qind në bazë vjetore në afro 3.79 milionë njësi, ndërsa shitjet e automjeteve me energji të re u rritën me 44.1 për qind në pothuajse 3.75 milionë njësi, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.
Kompania me bazë në Guangzhou është e njohur për fokusin e saj të fortë në inovacionin teknologjik, me 40 për qind të stafit të personelit për kërkim dhe zhvillim dhe shpenzime në këtë drejtim që arritën në 5.21 miliardë juanë (rreth 728 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2022.
CFP
Sipas He, vendimi që “Volkswagen” të bashkohej me “Xpeng” bazohej në një kërkim të plotë mbi ndërmarrjet dhe teknologjitë në Kinë dhe në njohjen e avantazhit të “Xpeng” në teknologjitë inteligjente. “Për “Volkswagen”, bashkëpunimi do të shkurtojë shumë kohën e nevojshme për përputhjen e harduerit me softuerin dhe për përgatitjen e produkteve të reja për prodhim, ndërsa “Xpeng” do të përmirësojë imazhin e markës, fuqinë teknologjike dhe vlerën komerciale”, tha He.