CFP
Pekini ka ndërmarrë disa masa për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të shmangur përhapjen e sëmundjes, deklaroi në një konferencë shtypi Xia Linmao, nënkryetar i bashkisë së kryeqytetit kinez, citon “China Daily”.
Autoritetet në kryeqytetin kinez kanë angazhuar rreth 12.800 personel mjekësor.
Spitalet kanë marrë masa që të ketë ekspertë mjekësorë në detyrë gjatë gjithë ditës dhe kanale të posaçme për të ndjekur trajtimin e pacientëve të prekur nga stuhia.
Pekini ka ngitur një sistem gjithëpërfshirës të monitorimit të rrezikut të sëmundjeve në zonat e goditura nga përmbytjet, për të monitoruar sëmundjet infektive të zorrëve, shëndetin publik, sigurinë e furnizimit me ujë dhe dendësinë e dëmtuesve që mbartin sëmundje.
CFP
Autoritetet kanë organizuar 24 ekipe profesionistësh të shëndetit mendor për të ofruar këshillim psikologjik në rajonet e goditura nga përmbytjet dhe janë hapur 18 linja telefonike të ndihmës psikologjike.
Janë mbledhur më shumë se 150 kamionë me ujë për fshatarët dhe janë ofruar rezervuarë për ruajtjen e ujit dhe ujë në shishe për fshatrat që nuk kanë akses në ujin e rubinetit.
Punëtorët profesionistë janë dërguar për të pastruar, rregulluar, dezinfektuar dhe testuar impiantet e ujit, linjat e furnizimit dhe puset për të rivendosur furnizimin me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Për më tepër, qyteti ka filluar të pastrojë zonat e përmbytura dhe të eliminojë mizat, mushkonjat, minjtë dhe buburrecat. (Irma)
CFP
CFP