Industria e makinerive në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit
2023-08-11 18:43:18

CFP

CFP

Industria e makinerive në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, ndërsa makinat e saj inteligjente dhe të gjelbra patën rritjen më të shpejtë, bëri të ditur Federata Kineze e Industrisë së Makinerisë, citon “Xinhua”.

Sipas federatës, vlera e shtuar e sektorit u rrit me 9.7 për qind nga një vit më parë në periudhën janar-qershor, e nxitur nga prodhimi i gjallë i makinerive dhe pajisjeve elektrike dhe prodhimi i automobilave.

Të ardhurat e biznesit dhe fitimet e industrive strategjike në zhvillim të makinerive u rritën përkatësisht me 10.4 për qind dhe 15.6 për qind.

CFP

CFP

Deri në fund të qershorit, numri i platformave të inovacionit në sektorin e makinerive kishte arritur në 260, duke ofruar mbështetje për stabilitetin e zinxhirit industrial.

Ndërsa treguesit kryesorë mbetën të kënaqshëm, Luo Junjie, nënkryetar ekzekutiv i federatës, tha se sektori ishte ende nën presion dhe u zotua për mbështetje më të fortë për të mbajtur trendin e qëndrueshëm në gjysmën e dytë të vitit. (Irma)

CFP

CFP