Presidenti brazilian denoncon neokolonializmin e gjelbër në Samitin e Amazonës
2023-08-11 18:31:21

CFP

CFP

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, kritikoi atë që ai e cilësoi si “neokolonializëm të gjelbër” dhe kërkoi angazhime financiare nga vendet e zhvilluara për projekte të qëndrueshme.

“Ne nuk mund të pranojmë një neokolonializëm të gjelbër që me pretekstin e mbrojtjes së mjedisit, vendos barriera tregtare dhe masa diskriminuese dhe injoron kuadrin tonë rregullator dhe politikat e brendshme”, tha Lula në mbylljen e Samitit të Amazonës, në Belem në Brazilin verior, citon “Xinhua”.

“Vendet me pyje tropikale trashëguan nga e kaluara koloniale një model ekonomik grabitqar që paraqet shfrytëzim irracional të burimeve natyrore, skllavërinë dhe përjashtimin sistematik të popullsisë vendase”,- tha Lula. Megjithatë, për zhvillim me cilësi të lartë, ai beson se ajo që u nevojitet këtyre vendeve është financimi afatgjatë dhe i pakushtëzuar për projektet e infrastrukturës së gjelbër dhe industrializimit.

CFP

CFP

Ai fajësoi vendet e zhvilluara për pjesëmarrje të kufizuar në mekanizmat e financimit global në këtë drejtim.

Në samitin dyditor morën pjesë përfaqësues nga Kolumbia, Bolivia, Peruja, Guajana dhe Venezuela, për të trajtuar çështje me interes të madh për rajonin e Amazonës. (Irma)