Vijon puna e rimëkëmbjes pas përmbytjeve në Zhuozhou të Kinës Veriore
2023-08-11 21:05:04

Me zmbrapsjen e ujit që shkaktoi përmbytje, pushteti vendor i provincës Hebei në Kinën Veriore po forcon punën e ndihmës. Më se 2 000 rrugë të bllokuara janë riparuar në mbarë provincën dhe mbi 30 milionë metra katrorë sipërfaqe janë dezinfektuar për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjeve.

Në qytetin Zhuozhou të Hebei-t mësuesit po punojnë për pastrimin e mbeturinave në shkolla.

"Parashikojmë se deri më 25 gusht, do të mbarojmë të gjitha punët e pastrimit e të dezinfektimit. Pastaj do të punojmë pesë a gjashtë ditë të tjera për të rregulluar dyert e dritaret e për të shtuar pajisje të reja, duke siguruar që semestri i ri të fillojë më 1 shtator sipas planit," tha Li Zongchen, sekretari i Partisë i Shkollës së Mesme të Zhuozhou-t.

Spitalet kryesore të përgjithshme kanë rinisur shërbimet e rregullta. Qendrat e shërbimeve shëndetësore në lagje e qyteza gjithashtu po rifillojnë punën në mënyrë të organizuar.

Deri të mërkurën pasdite, gjithsej 2 053 rrugë të bllokuara nga përmbytjet u rihapën, duke zënë gati 90 % të rrugëve të dëmtuara në mbarë provincën.

Të enjten rinisi furnizimi me energji elektrike i qytetit Zhuozhou dhe mbi 90 fshatrave të këtij qyteti, ndërkohë që vijon puna edhe për furnizimin me energji elektrike të fshatrave të tjerë të prekur nga përmbytjet. (Fani)