Kina harton raport mbi përmbushjen prej ShBA-së të detyrimeve ndaj OBT-së
2023-08-11 21:10:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Tregtisë e Kinës paraqiti një raport të premten mbi zbatimin nga ShBA-ja të detyrimeve sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Në këtë raport Kina shpreh shqetësim për politikën dhe masat e ShBA-së që dëmtojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe, zbatojnë ngacmimin e tregtisë së njëanshme, përdorin standardin e dyfishtë në politikën industriale dhe pengojnë zinxhirët industrialë e furnizues globalë.

"Si ekonomia më e madhe në botë, themeluesja kryesore dhe një përfituese e rëndësishme nga sistemi i tregtisë shumëpalëshe, ShBA-ja duhet të respektojë rregullat dhe të përmbushë premtimet e bëra," thuhet në raport.

Pala kineze i kërkon palës amerikane të japë kontributin e duhur dhe të promovojë një rol më të madh në qeverisjen globale nga ana e sistemit të tregtisë shumëpalëshe. (Fani)