Kina intensifikon kontrollet e sigurisë rrugore gjatë pushimeve verore
2023-08-11 18:08:57

CFP

CFP

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë shtuar kontrollet e sigurisë për të garantuar sigurinë rrugore gjatë sezonit të pikut të turizmit të pushimeve verore, pas një aksidenti fatal trafiku në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore.

Ministria e Sigurisë Publike dhe Ministria e Transportit publikuan një qarkore, duke kërkuar masa efektive për të forcuar menaxhimin e sigurisë rrugore, për të parandaluar aksidentet e rënda dhe për të mbrojtur sigurinë publike, shkruan “Xinhua”.

Ministritë urdhëruan kontrolle të intensifikuara në automjetet kryesore të transportit të pasagjerëve dhe mallrave, duke u zotuar për dënime të forta për shkelje të rënda të trafikut.

Policisë vendore dhe departamenteve të transportit u kërkohet të kryejnë inspektime në ndërmarrjet e transportit të pasagjerëve dhe mallrave dhe të ndëshkojnë rreptësisht shkelësit e ligjit.

Tetë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes së disa makinave në një autostradë në qytetin Zhangye të provincës Gansu, më 17 korrik.

Kamioni që shkaktoi aksidentin ishte i mbingarkuar rëndë. Nga mosfunksionimi i frenave, kamioni u përplas me pesë makina dhe dy kamionë që prisnin në radhë për kalim. (Irma)

CFP

CFP

CFP

CFP