Fabrika pilot e mishit të rritur në laborator fillon prodhimin në Shangai të Kinës
2023-08-11 16:42:06

CFP

CFP

Një fabrikë pilot për mish të kultivuar në laborator ka filluar funksionimin në qytetin lindor kinez të Shangait, duke shënuar një tjetër hap drejt prodhimit të këtij mishi.

Fabrika, në pronësi të “CellX”, është si një urë kyçe midis testeve laboratorike dhe prodhimit komercial të mishit të kultivuar në Kinë, e cila ka prioritizuar detyrën për të garantuar sigurinë ushqimore për banorët e vendit, shkruan “Xinhua”.

Duke përdorur teknologjitë e vetëzhvilluara të kompanisë, të tilla si mjedisi i kulturës pa serum me kosto të ulët, fabrika ka arritur të ulë koston e prodhimit të mishit të saj të kultivuar nën 100 dollarë amerikanë për paund, deklaroi drejtori ekzekutiv i “CellX”, Yang Ziliang.

Sipas tij, kompania synon të lançojë produktin jashtë shtetit deri në vitin 2025 dhe po punon për të marrë miratimin e tregut në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Singapori, të cilat kanë miratuar shitjet e mishit të kultivuar.

CFP

CFP

Mishi i kultivuar bëhet duke vendosur qelizat e kafshëve në një enë dhe duke i ushqyer ato me lëndë ushqyese për t'u shumuar dhe rritur.

Industria ka premtime për prodhimin në masë të mishit më ushqyes, ndërsa kursen kafshët nga therja.

Në nivel global, industria e mishit të kultivuar po përshpejton procesin e komercializimit dhe fabrika e Shangait është ndër të paktat fabrika pilot në shkallë të gjerë që janë vënë në punë. (Irma)