Kina dhe Singapori premtojnë të promovojnë ndërtimin e "Një brez, një rrugë"
2023-08-11 16:36:28

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij singaporas Vivian Balakrishna premtuan të enjten gjatë takimit të tyre në Singapor promovimin e ndërtimit të "Një brez, një rrugë".

Të dy palët do të nxitin forcimin e mëtejshëm të ndërlidhjes dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, në të mirë të popujve të të dy vendeve e të mbarë rajonit.

Kina dhe Singapori do të bëjnë edhe përgatitje për takimin dypalësh në rang zv.kryeministrash që do të zhvillohet këtë vit, për të planifikuar bashkëpunimin dypalësh në fazën tjetër, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit.

Singapori vlerëson lart masat e Kinës për lehtësimin e shkëmbimeve njerëzore dhe të dy vendet do të shpejtojnë rifillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta ndërmjet tyre, duke forcuar shkëmbimet e bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, njerëzore, turistike etj.

Dy palët shkëmbyen mendime edhe për probleme rajonale e ndërkombëtare, duke theksuar se do të forcojnë  komunikimin e bashkërendimin, do të nxitin së bashku suksesin e mbledhjes së udhëheqësve për bashkëpunimin e Azisë Lindore dhe do të mbrojnë paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin e lulëzimin rajonal. (Fani)