
CFP
Britania e Madhe dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje të re për të trajtuar valën e emigrimit të paligjshëm, e cila do të fokusohet në veprimet e koordinuara për të shpërbërë dhe çmontuar bandat e kontrabandës me njerëz, shkruan “ATSH”.
Në fokus të partneritetit është krijimi i një qendre të re ekselence operacionale nga policia kombëtare turke.
Mbështetur nga Britania e Madhe, qendra do të fokusohet në trajtimin e krimit të organizuar të emigracionit duke përmirësuar shtrirjen e inteligjencës midis dy kombeve.
Një memorandum i ri mirëkuptimi do të lehtësojë gjithashtu shkëmbimin më të shpejtë të të dhënave doganore, informacionit dhe inteligjencës midis autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë, duke nxitur përpjekjet bashkëpunuese për të ndërprerë zinxhirin e furnizimit të materialeve të përdorura në emigracionin ilegal. (Elona)

CFP
