Në Urumqi do të mbahet Forumi mbi Bashkëpunimin e Vendeve të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit
2023-08-10 18:39:05

CFP

CFP

Një forum që fokusohet në rritjen e bashkëpunimit ekologjik, shkencor dhe teknologjik midis Kinës dhe vendeve përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit do të mbahet nga 18 deri më 19 shtator në Urumqi, në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, njoftoi Instituti i Ekologjisë dhe Gjeografisë Xinjiang (XIEG) nën Akademinë e Shkencave Kineze, që është dhe organizatori, citon “Xinhua”.

Forumi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Ekologjisë dhe Mjedisit në Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, me temë “Forconi sinergjitë për zhvillim, ndërtoni së bashku një rrugë të bukur mëndafshi”, do të organizohet bashkërisht nga XIEG, Departamenti rajonal i Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shoqata rajonale për Shkencën dhe Teknologjinë.

Forumi synon të përmbledhë arritjet e frytshme të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik në fushat e ekologjisë, burimeve dhe mjedisit midis Kinës dhe vendeve përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit në dhjetë vitet e fundit qëkur u propozua nisma “Një brez, një rrugë”, si dhe të promovojë më shumë bashkëpunim cilësor shkencor dhe teknologjik mes tyre.

Në forum pritet të marrin pjesë rreth 200 ekspertë vendas dhe të huaj në fushat e burimeve dhe mjedisit, drejtues dhe studiues të institucioneve kërkimore shkencore dhe universiteteve përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe sipërmarrësve përkatës ndërkombëtarë.

CFP

CFP

Temat në forum përfshijnë ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm në zonat e thata, bujqësinë e gjelbër dhe sigurinë ushqimore, situatën aktuale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e ekosistemit, teknologjinë dhe aplikimin e monitorimit ekologjik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kullotave në zonat e thata. (Elona)