Foto nga CFP
Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv për vendosjen e sistemit të shqyrtimit të investimeve jashtë vendit, për të kufizuar investimet amerikane në fushën e gjysmëpërçuesve, të mikroelektronikës, të teknologjisë së informacionit kuantik e të inteligjencës artificiale.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze u shpreh të enjten se Kina shpreh pakënaqësinë e ashpër dhe kundërshton me vendosmëri masat amerikane të kufizimit të investimeve në Kinë.
Zëdhënësi tha se, në emër të sigurisë kombëtare, ShBA-ja kufizon investimet e sipërmarrjeve amerikane në Kinë, me qëllim që t'i heqë të drejtën e zhvillimit Kinës duke mbrojtur interesat e veta private. Ky është një veprim detyrimi ekonomik dhe hegjemonizmi tekniko-shkencor. Veprimi i palës amerikane ka shkelur rëndë parimet e ekonomisë së tregut e të konkurrencës së barabartë, ka minuar rendin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë e furnizues globalë dhe ka dëmtuar interesat e qarqeve të biznesit kineze e amerikane, e madje edhe botërore.
Kina i kërkon palës amerikane të ndalojë politizimin e çështjeve ekonomiko-tregtare dhe të heqë menjëherë kufizimet ndaj investimeve në Kinë, për të krijuar një mjedis të mirë për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dypalësh. (Fani)