Polonia do të rrisë mbikëqyrjen e kufirit me Bjellorusinë
2023-08-10 18:43:06

Ushtare polake (Foto Atsh)
Polonia planifikon të rrisë mbikëqyrjen e kufirit të saj me Bjellorusinë me 2000 ushtarë shtesë, ose dyfishin e kuotës së kërkuar nga Roja Kufitare. Zëvendësministri i Brendshëm, Maciej Wąsik, njoftoi se ushtarët do të mbërrijnë në kufi në dy javët e ardhshme.
Në fillim të kësaj jave, Roja kufitare kërkoi edhe 1000 ushtarë të tjerë. Polonia, ashtu sikurse dhe Lituania, është e shqetësuar për aktivitetet e mercenarëve rusë “Wagner” në Bjellorusi.
Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka një kufi 418 kilometra me Bjellorusinë. Sipas raporteve të mëparshme, në kufi janë vendosur rreth 5000 roje kufitare polakë dhe 2000 ushtarë, të cilët do të marrin ndihmë nga 500 policë. (Elona)
Lajmet Kryesore
