Fundoset anija me emigrantë në Itali, humbin jetën 41 prej tyre
2023-08-10 16:26:36

CFP

CFP

Dyzet e një emigrantë kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së një varke në ngushticën e Sicilisë. Varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe vetëm 4 persona kanë arritur të mbijetojnë, shkruan “RTSH”.

Tre burra dhe një grua arritën të shpëtoheshin nga mjeti lundrues “Rimona”. Të mbijetuarit rrëfyen se mes 45 emigrantëve, 3 ishin fëmijë dhe asnjë prej të miturve nuk arriti të shpëtonte.

Ata shtuan gjithashtu se vetëm 15 persona kishin veshur jelekë shpëtimi, por pavarësisht kësaj nuk arritën të mbijetonin.

Por sipas medieve italiane, as mjeti lundrues “Rimona” dhe as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk konstatuan trupa të pajetë. (Elona)