Administrata publike në Gjermani në krizë, ka mungesë të mësuesve, edukatorëve dhe policëve
2023-08-10 18:42:14

Gjermani-mësues (Foto Panorama)

Gjermani-mësues (Foto Panorama)

Sindikatat gjermane paralajmërojnë kolaps në shërbimin publik për shkak të mungesës së mësuesve, edukatorëve e policëve. 360.000 vende në administratën e shërbimit publik janë të lira, shkruan “Panorama”.

“Nëse politika nuk vepron, kërcënohemi nga një kolaps i personelit”, - tha Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës për grupin mediatik “Funke”.

Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens, paralajmëron se në të gjithë sektorët e policisë mungojnë efektivët. Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar.

Sipas ekspertëve, nëse vendi nuk ecën përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit. (Elona)