
Foto:VCG
Sipas njoftimit të së mërkurën të medias amerikane "Business Insider", studiuesit e institutit australian të studimit të politikave "Lowy" vunë në dukje se pozicioni i dollarit si monedhë rezerve po rrezikohet. Ndërsa rritja e normës së interesit e shkaktuar nga hiperinflacioni në Europë dhe ShBA, do të përshpejtojë procesin e çdollarizimit.
Studiuesit u shprehën se, për shkak se ulja e sasisë së përdorimit të dollarit mund të shkaktojë hiperinflacion, bankat qendrore amerikane dhe europiane do të marrin masa kundër çmimeve të larta, por kjo mund të sjellë rritjen e normës së interesit, duke ushtruar trysni mbi çmimet e kapitaleve, si aksionet. Tani shumë vende të botës kanë filluar të mos përdorin dollarin në tregtinë ndërkufitare, gjë që do të dobësojë më tej pozicionin mbizotërues të "monedhës së gjelbër". Në të njëjtën kohë, treguesi i dollarit u ul 4% vjet, gjë që tregon se aftësia blerëse e monedhës amerikane po bie.
Sipas studiuesve të Institutit "Lowy", po formohet prirja e çdollarizimit, por kjo nuk është diçka e veçantë. Rendi botëror do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme dhe monedhat mbizotëruese tani do të zëvendësohen nga të tjera.
