CFP
CFP
Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës ka nxjerrë një qarkore në lidhje me kryerjen e një raundi të ri studimi dhe dokumentimi të vendeve të trashëgimisë kulturore të vendit.
Administrata paraqiti planin e saj në fillim të vitit 2023 për të vlerësuar tërësisht trashëgiminë kulturore të paluajtshme të Kinës për tre deri në katër vjet.
Sondazhi do të mbulojë vendet kulturore të zbuluara që nga viti 2012, duke përfshirë ato në tokë, nëntokë dhe nënujore, sipas administratë, cituar nga “Xinhua”.
Ai synon të marrë numrin, shpërndarjen gjeologjike, situatën e ruajtjes dhe informacione të tjera rreth vendeve. Do të krijohet një listë kombëtare e trashëgimisë kulturore fikse të Kinës, ku çdo vendi në listë do t'i caktohet një nivel i caktuar mbrojtjeje, tha administrata.
CFP
CFP
Sondazhi i fundit i tillë u krye midis viteve 2007-2011, duke mbuluar mbi 760.000 pika të trashëgimisë kulturore. (Elona)