Qyteti Shangzhi në Kinën Verilindore ndalon prodhimin dhe bizneset për përballimin e tajfunit
2023-08-10 20:39:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Siç bëhet e ditur nga autoritetet vendore, në përgatitje për përballimin e tajfunit "Khanun", qyteti Shangzhi i provincës Heilongjiang në Kinën Verilindore vendosi të ndalojë punën, prodhimin, transportin publik, bizneset e mësimin në shkollë nga e enjtja deri të shtunën.

Sipas qendrës së kontrollit të përmbytjeve e thatësirave të Shangzhi, shërbimet publike në qytet do të vazhdojnë funksionimin, por gjithçka tjetër do të pezullohet përkohësisht.

Parashikohet se nga e enjtja deri të shtunën, në disa zona të qytetit Shangzhi, reshjet e shiut do të arrijnë 50 deri në 70 mm. (Fani)