
CFP
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Greqi u rrit në korrik, pas një rënieje në nivelin më të ulët gati dyvjeçar në qershor. Sipas Autoritetit Statistikor Helen, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2.5% në terma vjetorë në korrik, pas një rritjeje prej 1.8% në qershor. Më tej, inflacioni u përshpejtua për herë të parë në 10 muaj, shkruan “ATSH”.
Në baza mujore, çmimet e konsumit ranë me 1.1% në korrik kundrejt rritjes prej 0.6% muajin paraardhës. Kjo ishte rënia e parë në gjashtë muaj. Rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga një rritje prej 12.3% e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Çmimet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 5.2% në terma vjetore në korrik dhe çmimet e produkteve shëndetësore u rritën me 7.8%.
Ndërkohë, kostot e transportit ranë me 3.7 për qind dhe kostot e banesave ishin 11.8 për qind më të lira krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhënat treguan se inflacioni i harmonizuar me BE-në u ul në 6.8% në korrik nga 7.5% një muaj më parë. Në terma mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0.5% pas një rritjeje prej 0.3%. (Elona)
