Kina rrit çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2023-08-10 18:20:54

CFP

CFP

Kina do të rrisë prej së enjtes çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në rritjen e fundit të çmimeve ndërkombëtare të naftës.

Çmimet e benzinës do të rriten me 240 juanë (rreth 33.53 dollarë amerikanë) për ton, dhe çmimet e naftës me 230 juanë për ton, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, raporton “Xinhua”.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

Sipas komisionit, tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë -”China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation” - dhe rafineritë e naftës janë drejtuar për të ruajtur prodhimin e naftës dhe për të lehtësuar transportin, për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Elona)