
CFP
Italia ka miratuar një taksë prej 40% mbi fitimet e bankave nga normat më të larta të interesit, një lëvizje që është pasuar me rënien e aksioneve. Një rritje zyrtare e normave të interesit rezultoi me fitime rekord për bankat italiane.
Qeveria u zotua të investojnë fondet e mbledhura për të ndihmuar familjet dhe bizneset që po përballen me kostot e huamarrjes, shkruan “RTSH”.
“Mjafton të shikohen fitimet e bankave në gjysmën e parë të vitit për të kuptuar se nuk po flasim për disa milionë, por për miliarda”,- tha zëvendëskryeministri, Matteo Salvini, në një konferencë shtypi në Romë.
Duke mbrojtur masën, ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, tha për gazetën “Corriere della Sera” se masa nuk ishte kundër bankave, por për të mbrojtur familjet dhe ata që luftojnë për të paguar hipotekat.
Rreth 2 miliardë euro thuhet se do të gjenerohen nga taksa, e cila do të përdoret për të financuar mbështetjen për familjet e goditura nga normat e larta të interesit.
Parlamenti italian ka tani 60 ditë kohë për ta kthyer në ligj dekretin e taksave. Aksionet në dy bankat më të mëdha të vendit, “Intesa Sanpaolo” dhe “UniCredit”, ranë përkatësisht me 8% dhe 6.5% pas njoftimit. (Elona)
