Chengdu-ja ia kalon pishtarin e Universiadës Rhine-Ruhrit
2023-08-09 14:53:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Finalja e vaterpolit për meshkuj mes Italisë dhe Hungarisë, e zhvilluar të martën, ishte ndeshja e fundit e Universiadës së 31-të Botërore, që u zhvillua në qytetin Chengdu të Kinës Jugperëndimore nga 28 korriku deri më 8 gusht.

 

Italia mbrojti titullin me fitoren 13-11, duke fituar medaljen e 17-të të artë në këtë aktivitet dhe duke u renditur në vendin e 4-t të listës së medaljeve, pas Koresë së Jugut, Japonisë dhe vendit organizator, Kinës, që fitoi 103 medalja të arta, 40 të argjendta dhe 35 të bronzta.

 

Gjithsej 6 500 sportistë nga 113 vende e rajone anembanë botës morën pjesë në 269 ndeshje e gara në 18 sporte. Ata jo vetëm që konkurruan me disa nga sportistët më të mirë në botë të moshës së tyre, por edhe shijuan kulturën tradicionale të Chengdu-së.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Regjisorët e ceremonisë së mbylljes, Jia Ding dhe Wei Sijia, zgjodhën ta zhvendosnin ceremoninë e mbylljes jashtë stadiumit, në Parkun e Hapur Muzikor të Chengdu-së. Kjo është hera e parë që një veprimtari e madhe sportive ndërkombëtare mbyllet në mjedis të hapur.

 

Një e ashtuquajtur pemë pëllumbi autostereoskopike u ngrit nga skena kryesore në ajër, duke shënuar fillimin e ceremonisë. Pema u shndërrua në formën e pëllumbit për të përhapur shpresën për paqe në mbarë qiellin.

 

Në këtë ceremoni, flamuri i FISU-t iu dorëzua Mahmut Ozdemirit, Sekretarit Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe të Komunitetit Federale të Gjermanisë. Pas dy vjetësh, edicioni i 32-të i Lojërave Universitare Botërore do të zhvillohet në Rhine-Ruhr.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Një program me titull “Lidhje pasioniste nga uji dhe zjarri” u paraqit në skenën kryesore për të treguar që universiada është futur në periudhën e Rhine-Ruhrit 2025. Qytetarët nga Rhine-Ruhr përshëndetën qytetarët e Chengdu-së, duke u dërguar ftesë për të marrë pjesë në universiadën e ardhshme botërore. (Jiang Lei)