Foto nga CFP
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi homologes së vet singaporase Halimah Yacob për ta uruar për 58-vjetorin e themelimit të Republikës së Singaporit.
Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se, gjatë 58 vjetëve, Singapori ka pasur suksese të dukshme në zhvillimin kombëtar. Kina dhe Singapori janë partnerë të rëndësishëm bashkëpunimi, që mësojnë nga njëri-tjetri dhe e përkrahin gjithmonë njëri-tjetrin në procesin e modernizimit. Sivjet Kina e Singapori i kanë ngritur marrëdhëniet ndërmjet tyre në nivelin e partneritetit të gjithanshëm me cilësi të lartë, duke hartuar planin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe në epokën e re. "U kushtoj shumë rëndësi marrëdhënieve Kinë-Singapor dhe shpresoj se të dy vendet do të punojnë së bashku për t'i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe, duke dhënë kontributin më të madh për paqen e lulëzimin rajonal," theksoi Xi Jinping-u.
Edhe kryeministri kinez Li Qiang e ministri i Jashtëm Wang Yi u dërguan mesazhe urimi homologëve të tyre singaporas, përkatësisht Lee Hsien Loong dhe Vivian Balakrishnan, për të uruar lidhur me 58-vjetorin e themelimit të Republikës së Singaporit. (Fani)