Foto nga CFP
Nga 31 korriku deri më 4 gusht, 40 ambasadorë e diplomatë të lartë të 25 vendeve në Kinë, duke përfshirë Pakistanin, Malajzinë, Egjiptin etj., shkuan në rajonin e Xinjiang-ut, ku vizituan xhami, shkolla fetare, muze, kompani bujqësore, ekspozita lidhur me luftën antiterroriste etj., për të njohur gjendjen e vërtetë të zhvillimit ekonomik, të lirisë së besimit fetar e të mbrojtjes së kulturës në Xinjiang.
Diplomatët u shprehën që Xinjiang-u ka peizazhe të bukura, njerëz entuziastë dhe ekonomi dinamike, shoqëria është e qëndrueshme, ekonomia po zhvillohet shpejt e banorët jetojnë të lumtur.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze u shpreh se Kina i mirëpret miqtë e vendeve të ndryshme ta vizitojnë Xinjiang-un për të parë nga afër bukuritë dhe zhvillimin e rajonit. (Fani)