Çmimet e ushqimeve mund mos të bien kurrë. Paralajmërimi vjen nga kryeekonomisti i Bankës së Anglisë, shkruan “Panorama”.
2023-08-09 17:10:33

Treg ne Britani (Foto Britain-magazine)

Treg ne Britani (Foto Britain-magazine)

Kostoja e ushqimit mund të mbetet akoma më e lartë sesa ishte përpara se konflikti në Ukrainë të shkaktonte përshpejtimin e rritjes së çmimeve.

“Fatkeqësisht mund mos të shohim më ditë kur të ketë ulje të çmimeve”,- tha kryeekonomisti i Bankës së Anglisë.

Shifrat zyrtare tregojnë se inflacioni i ushqimeve rezultoi në 17.3% në 12 muajt deri në qershor. (Elona)