Wang Yi do të bëjë vizita në Singapor, Malajzi e Kamboxhia
2023-08-09 22:11:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të zhvillojë një turne vizitash në Singapor, Malajzi e Kamboxhia. Duke komentuar lidhur me këtë në një konferencë shtypi të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se Pekini pret që kjo vizitë të forcojë shkëmbimet strategjike mes Kinës e këtyre vendeve të Azisë Juglindore dhe të thellojë bashkëpunimin për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. (Fani)