Drejtuesit e kompanive dhe ekspertë të industrisë thonë se udhëzimet më të fundit të autoriteteve në Kinë, për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, do të nxjerrin në pah rolin dinamik të internetit dhe firmave të teknologjisë në vend për krijimin e risive dhe të vendeve të reja të punës, gjë që do të stimulojë më tej nxitësit e rinj të rritjes mes pasigurive ekonomike.
Këshilli i Shtetit publikoi një dokument në korrik, që detajon gjithsej 31 masa për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve private, të cilat përfshijnë thyerjen e barrierave të tregut dhe mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrësve jashtë vendit.
foto: VCG
Yang Bing, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Poizon”, një ofrues i markës së modës në internet, deklaroi se dokumenti adreson drejtpërdrejt shqetësimet e sipërmarrësve mbi mjedisin e biznesit, mbështetjen e politikave, udhëzimet rregullatore, mbrojtjen ligjore, atmosferën e opinionit publik, si dhe prezanton masa praktike të politikave.
“Veçanërisht, dokumenti vë në dukje drejtimin për ndërmarrjet private për të përmirësuar aftësitë e tyre të inovacionit teknologjik dhe për të përshpejtuar transformimin digjital dhe teknologjik”,- tha Yang.
Si përfaqësues i ekonomisë digjitale dhe ekonomisë së re, Yang tha se udhëzime të tilla i bëjnë kompanitë e teknologjisë dhe internetit të ndihen plot besim për zhvillimin e tyre të ardhshëm.
“Poizon” ka shfrytëzuar inovacionet digjitale dhe teknologjike për t'i bërë përdoruesit të ndiejnë me të vërtetë kënaqësinë e përmirësimit të cilësisë së jetës gjatë përvojës së tyre të blerjes. Falë këtij dokumenti, ne do të vazhdojmë të kemi avantazhin e aftësive tona inovative për të çliruar më shumë nga potenciali i konsumit të vendit, në mënyrë që të kontribuojmë në rritjen ekonomike më cilësore të vendit”,- theksoi Yang.
Në dokument thuhet se do të bëhen më shumë përpjekje për të mbështetur kompanitë e platformave për t'u zhvilluar në drejtim të hapjes, inovacionit dhe fuqizimit, si dhe për t’i mbështetur ato në krijimin e vendeve të punës, rritjen e konsumit dhe përfshirjen në konkurrencën ndërkombëtare.
foto: VCG
Pony Ma, president dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë lider të teknologjisë “Tencent Holdings”, deklaroi se ekonomia e platformave në Kinë ka hyrë në një periudhë zhvillimi krejt të re, me modelin tradicional të zhvillimit të biznesit duke u transformuar dhe rinovuar. Sipas tij, ajo përcakton qartë qëllimin e këtyre sipërmarrjeve për të qenë të hapura dhe novatore si dhe mundëson zhvillimin e ardhshëm.
Ma shtoi se “Tencent” do të zhvillohet në përputhje me sugjerimet për të qenë një ndërlidhës dhe asistent, si dhe do të promovojë biznesin e internetit për konsumatorët për të rritur kërkesën e brendshme, për të përmirësuar biznesin, për të ndihmuar në nxitjen e zhvillimit inovativ të modernizimit të vendit dhe në rritjen e konkurrencës së biznesit të kompanisë jashtë shtetit.
Sektori privat ka qenë një nxitës i rritjes ekonomike dhe zhvillimit inovativ të vendit. Firmat private kontribuan me rreth 50 për qind të të ardhurave tatimore të vendit, 60 për qind të PBB-së, 70 për qind të inovacionit teknologjik dhe 80 për qind të vendeve të reja të punës, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Ekonomisti i Universitetit të Pekinit, Justin Yifu Lin, deklaroi se avantazhet e Kinës në ekonominë digjitale mund të depërtojnë në industri të ndryshme në ekonominë reale. Sipas tij, përshpejtimi i transformimit digjital të industrive jo vetëm që do të ndihmojë në rritjen e proporcionit të ekonomisë digjitale të Kinës në produktin e saj të brendshëm bruto, duke e bërë që të arrijë apo edhe të tejkalojë atë të ekonomive të zhvilluara, por edhe të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e prodhimit dhe ekonomisë reale.
Yang Hui, anëtar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe drejtues i “Yunzhanghu”, një platformë fleksibël pune në internet, tha se udhëzimet u kanë dhënë besim më të madh kompanive të platformave për të luajtur plotësisht rolet e tyre duke përfshirë edhe punësimin.
“Meqenëse udhëzimet janë tepër të detajuara, ndërmarrjet private nuk duhet të shqetësohen nëse mund të rrisin investimet, por duhet vetëm të marrin në konsideratë nëse modeli i tyre i biznesit është i realizueshëm, të zhvillohen me burime më të mëdha dhe të kenë një qëndrim pozitiv”,- tha Yang.