Një tjetër valë e të nxehtit godet Spanjën
2023-08-09 16:52:29

CFP
Spanja po goditet nga vala e katërt e të nxehtit dhe pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten me një rrezik të shtuar të zjarreve në pyje, njoftoi shërbimi meteorologjik AEMET.
“Kulmi do të arrihet të mërkurën me temperatura deri në 44 gradë Celsius në rajonin përreth kryeqytetit të Madridit dhe në Jaén në Andaluzi”,- njoftoi AEMET.
Në shumë vende priten “net tropikale” gjatë valës së të nxehtit me temperatura mbi 20 gradë dhe herë-herë mbi 25 gradë, citon “ATSH”.
Disa zjarre kanë përfshirë edhe Portugalinë, duke shkatërruar rreth 7000 hektarë. Ashtu si në Spanjë, autoritetet në Portugali paralajmëruan për një rritje të rrezikut të zjarreve në pyje në ditët në vijim. (Elona)

CFP
Lajmet Kryesore
