Rikthehet normaliteti në qarkun e goditur nga tërmeti në Kinën lindore
2023-08-09 16:01:49
CFP
Rikthehet normaliteti dhe prodhimi në Pingyuan, në provincën Shandong të Kinës lindore, e cila u trondit nga një tërmet 5.5 ballë të dielën, thanë autoritetet lokale.
Furnizimi me gaz është rikthyer plotësisht. Dhjetë persona me lëndime të lehta janë ende duke marrë trajtim në spital, shkruan “Xinhua”.
Po ashtu, vijojnë kontrollet në shtëpitë e dëmtuara dhe rindërtimi i shtëpive të shembura, sipas Departamentit provincial të Menaxhimit të Emergjencave.(Elona)
Lajmet Kryesore