Xi Jinping-u shpreh ngushëllime për viktimat nga rrëshqitja e dheut në Gjeorgji
2023-08-09 21:04:40
Foto nga CFP
Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologes së vet gjeorgjiane Salome Zourabichvili për viktimat prej rrëshqitjes së dheut në Gjeorgji.
Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se në qytetin Shovi të rajonit Racha ndodhi një rrëshqitje masive dheu, që shkaktoi një numër të madh viktimash. Në emër të popullit kinez, ai shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe simpatinë e sinqertë për të afërmit e tyre. (Fani)
Lajmet Kryesore