Çmimet e prodhimit bujqësor në Kinë shënuan rritje
2023-08-09 17:02:47

CFP

CFP

Çmimet me shumicë të prodhimeve bujqësore në Kinë shënuan rritje gjatë javës nga 28 korriku deri më 3 gusht, citon “Xinhua” të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve me shumicë të prodhimit të fermave në vend ra në 118.25, duke u rritur 0.01 pikë nga një javë më parë dhe duke u ulur me 5.08 pikë në bazë vjetore, sipas ministrisë.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë i mishit të derrit, mishi kryesor në Kinë, u rrit me 8.6 për qind në bazë javore, por ra me 30 për qind në bazë vjetore. Shifra për çmimin e vezëve u rrit me 5.1 për qind nga një javë më parë dhe u rrit me 0.6 për qind në bazë vjetore.

Në të njëjtën periudhë, çmimi mesatar i shitjes me shumicë i 19 perimeve ra me 1.4 për qind në bazë javore dhe ra me 13.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shifra për gjashtë fruta kryesore u ul me 1.2 për qind nga një javë më parë, por u rrit me 4.3 për qind në bazë vjetore. (Elona)

CFP

CFP