Vendet e Trashëgimisë Botërore ruajnë të kaluarën dhe ndërtojnë të ardhmen
2023-08-09 11:07:14

Deri në korrik të këtij viti numërohen 1157 site të Trashëgimisë Botërore në 167 vende dhe shumë prej tyre janë destinacione turistike. Vendet e Trashëgimisë Botërore njihen për vlerën e tyre të jashtëzakonshme për të gjithë njerëzimin. Ato gjithashtu krijojnë vende pune, gjenerojnë të ardhura, mbështesin aktivitetet lokale nëpërmjet artit dhe artizanatit dhe mund të nxisin turizmin e qëndrueshëm.

Marrëdhënia midis Trashëgimisë Botërore dhe turizmit është një çështje e dyanshme: pronat e Trashëgimisë Botërore janë atraksionet kryesore turistike dhe sektori i turizmit ka aftësinë të paraqesë Trashëgiminë Botërore para publikut dhe të ndihmojë në krijimin e një ndërgjegjësimi më të madh midis komuniteteve për rëndësinë e tyre dhe përfitimet ekonomike.

Në botën tonë gjithnjë në zhvillim dhe në zgjerim, rritja dramatike e udhëtimeve ndërkombëtare dhe të brendshme paraqet mundësi dhe sfida për vendet e Trashëgimisë Botërore dhe komunitetet që banojnë rreth tyre.

foto/VCG

foto/VCG

Ndërsa ritmi i ndryshimit përshpejtohet, ndikimi i këtij trendi në këto vende ikonike dhe njerëzit që jetojnë pranë tyre bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Promovimi i turizmit, angazhimi i vizitorëve dhe shkëmbimi kulturor mund të sjellë një sërë përfitimesh pozitive për një vend të Trashëgimisë Botërore, duke kontribuar në ruajtjen, edukimin dhe kërkimin mbi të, si dhe promovon zhvillimin e infrastrukturës dhe mbështet mirëqenien e komunitetit lokal duke rritur ndërgjegjësimin global për rëndësinë e tij.

Vendet e Trashëgimisë Botërore shpesh kanë asete unike kulturore dhe ekosisteme të brishta. Njohja dhe popullariteti i tyre global mund t'i ekspozojë ato ndaj një sërë kërcënimesh, duke përfshirë mbiturizmin, ndotjen, degradimin e integritetit dhe origjinalitetit të sitit, madje edhe tregtinë e paligjshme të objekteve kulturore.

Pa menaxhimin e duhur dhe praktikat e qëndrueshme, kërcënimet e paraqitura nga industria e turizmit në rritje të shpejtë rrezikojnë të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në vlerat unike të vendeve. Kjo e bën të qartë se ekuilibri midis aksesueshmërisë dhe ruajtjes mund të ruhet vetëm nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm.

Turizmi i qëndrueshëm kërkon të krijohet një marrëdhënie harmonike midis vizitorëve, mjedisit dhe komunitetit lokal. Ai shërben si një mjet shpëtimi për vendet e Trashëgimisë Botërore, duke zbutur ndikimet negative që mund të ketë turizmi konvencional në këto prona të çmuara. Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të turizmit, si dhe për të menaxhuar siç duhet fluksin e vizitorëve, është e domosdoshme që menaxhimet e vendeve të tilla të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me të gjitha agjencitë publike përkatëse.

Programi i Trashëgimisë Botërore dhe Turizmit të Qëndrueshëm të UNESCO-s ka prezantuar një qasje të re të përqendruar në dialogun dhe përpjekjet bashkëpunuese midis palëve të interesuara. Qasja synon të integrojë planifikimin e turizmit dhe menaxhimin e trashëgimisë në nivelin e destinacionit, duke vlerësuar dhe mbrojtur pasuritë natyrore dhe kulturore, për të nxitur zhvillimin e përgjegjshëm të turizmit.

foto/VCG

foto/VCG

Duke krijuar një kornizë ndërkombëtare për bashkëpunim, programi i UNESCO-s lehtëson përpjekjet e koordinuara në të gjithë sektorët për të ruajtur trashëgiminë dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Një angazhim dhe koordinim i tillë bashkëpunues është jetik për ruajtjen e integritetit dhe rëndësisë së këtyre mrekullive unike natyrore dhe kulturore që përfaqësojnë të kaluarën tonë, udhëtimin drejt së tashmes dhe që na përkasin të gjithëve ne.

Kina, me historinë e saj të lashtë dhe trashëgiminë e larmishme kulturore, është një thesar i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nga Muri i Madh deri te mali Huangshan në provincën Anhui dhe Rezerva Natyrore Jiuzhaigou në provincën Sichuan deri te Shpellat Mogao në provincën Gansu, këto vende jo vetëm që kanë një rëndësi të madhe historike, kulturore dhe natyrore, por gjithashtu tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota.

Shumë nga vendet e Trashëgimisë Botërore të Kinës janë të rrënjosura brenda ekosistemeve delikate që janë të prekshme ndaj kërcënimeve mjedisore. Kërcënimet si ndotja e burimeve natyrore deri te shpyllëzimi mund të përshkallëzohen më tej për shkak të turizmit të menaxhuar keq, i cili mund të krijojë rreziqe të konsiderueshme për vendet si dhe rrethinat e tyre.

Për të ndihmuar në përmirësimin e praktikave të menaxhimit të zhvillimit, Zyra e UNESCO-s në Kinë, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe qeverinë provinciale Gansu, po punojnë së bashku për të rritur ndërtimin e kapaciteteve në komunitetet lokale nëpërmjet iniciativave të qëndrueshme turistike, për të forcuar qëndrueshmërinë e tyre dhe për të mbrojtur vendet e trashëgimisë në Gansu.

Duke nxitur kreativitetin, duke theksuar rëndësinë e kulturave lokale dhe duke u fokusuar në menaxhimin e vizitorëve dhe krijimin e rrugëve kulturore, përpjekjet e përbashkëta do të ndihmojnë në krijimin e sinergjisë midis mbrojtjes së Trashëgimisë Botërore dhe turizmit të qëndrueshëm, duke treguar se si përqafimi i këtyre parimeve mund të mbrojë më së miri pasuritë kulturore të Kinës për brezat e ardhshëm, ndërsa forcimhet industria e turizmit në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

UNESCO po bën përpjekje për të përcaktuar ndikimet e turizmit në vendet e Trashëgimisë Botërore dhe për të gjetur mënyra për të mbrojtur më mirë pronat e Trashëgimisë Botërore.

Qëllimi kryesor i Konventës së UNESCO-s të vitit 1972 në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore është të identifikojë, mbrojë, ruajë, paraqesë dhe transmetojë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vlerave të jashtëzakonshme universale të vendeve të Trashëgimisë Botërore te brezat e ardhshëm.

foto/VCG

foto/VCG

Suksesi i zbatimit të objektivave të konventës në çdo vend varet nga mënyra se si komuniteti i Trashëgimisë Botërore i përgjigjet mundësive dhe sfidave të paraqitura nga turizmi.

Konventa përqafon konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm, në këtë kontekst, turizmin, dhe së bashku me industrinë e turizmit, bashkëpunon me agjencitë përkatëse, organet e ruajtjes dhe komunitetet lokale përgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Së bashku, ata mund të luajnë një rol kyç në ndihmën për arritjen e këtij qëllimi thelbësor të zhvillimit të qëndrueshëm. Vendet e Trashëgimisë Botërore janë mishërimi i trashëgimisë së përbashkët njerëzore, duke përfaqësuar një lidhje midis së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Çdo vend i Trashëgimisë Botërore ka kapacitetin e tij unik të turizmit të qëndrueshëm i cili duhet të vlerësohet me kujdes, për të cilin duhet të hartohen planet e turizmit të qëndrueshëm dhe praktikat e përgjegjshme të udhëtimit në partneritet me komunitetet lokale.

Duke ruajtur pasuritë natyrore dhe kulturore jo vetëm që do të mbrohet trashëgimia e përbashkët, por gjithashtu do të ndërtohet një e ardhme më e qëndrueshme dhe më e dhembshur për planetin.