Kina hedh poshtë thëniet e ish-kryeministrit japonez
2023-08-09 22:13:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ditët e fundit, zv.kryetari i Partisë Liberaldemokrate të Japonisë dhe ish-kryeministri Taro Aso vizitoi Tajvanin, duke u shprehur se në rajonin e ngushticës së Tajvanit nuk duhet të ndodhë luftë e duke bërë thirrje për një qëndrim të fortë për parandalimin e luftës dhe për “gatishmëri luftarake”.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se, pa marrë parasysh kundërshtimin e palës kineze, ndonjë politikan japonez nxit tensionet në rajonin e ngushticës së Tajvanit dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës. Një gjë e tillë shkel parimin e “Një Kine” dhe katër dokumentet politike kino-japoneze dhe normat bazë të ligjit ndërkombëtar. Tajvani është pjesë e Kinës dhe problemi i Tajvanit është punë e brendshme e Kinës e nuk lejohet ndërhyrja e huaj në të, theksoi ai. (Fani)