
CFP
Komisioni Evropian po heton ofertën prej 20 miliardë dollarë të gjigantit të softuerit “Adobe” për blerjen e platformës së dizajnit të internetit “Figma”, për të shmangur çrregullimin e tregjeve globale dhe mbylljen e kompanive rivale.
Autoriteti me qendër në Bruksel njoftoi se kishte shqetësime se transaksioni mund të ulë konkurrencën në tregjet globale për furnizimin e softuerit ndërveprues të dizajnit të produkteve dhe mjeteve të krijimit të aseteve digjitale, shkruan “ATSH”.
Krijuesi i “Photoshop” dhe “Illustrator”, “Adobe”, njoftoi shtatorin e kaluar se do të blinte kompaninë amerikane “Figma”, e themeluar në vitin 2012 dhe e specializuar në mjetet softuerike bashkëpunuese për krijimin e dizajneve të web-it.
“Adobe” ka nënshkruar kontrata me klientë si “Airbnb”, “Slack” dhe “Netflix”.
KE-ja ka për detyrë të shqyrtojë bashkimet dhe blerjet e kompanive, shitjet e të cilave mund të tejkalojnë kufijtë e caktuar. (Elona)
