Kina jep 1 miliard juanë për viktimat në zonat e prekura nga përmbytjet
2023-08-09 20:57:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të mërkurën, Ministria e Financave dhe Ministria e Burimeve Ujore të Kinës dhanë 1 miliard juanë (rreth 138.8 milionë dollarë) fonde për t'i ndihmuar njerëzit në 8 zonat e prekura nga përmbytjet në Kinën Veriore për rivendosjen e jetës normale.

Javën e kaluar reshjet rekord të sjella nga tajfuni "Doksuri" sulmuan Kinën Veriore, duke dëmtuar drithëra e objekte të prodhimit bujqësor dhe duke shkaktuar përmbytje.

Fondet do të përdoren për kompensimin e humbjeve të shkaktuara nga përmbytjet. (Fani)