Ekspozita ndërkombëtare e ekonomisë digjitale do të hapet në veri të Kinës
2023-08-09 16:49:11

Një ekspozitë ndërkombëtare e ekonomisë digjitale do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në Shijiazhuang, kryeqendra e provincës Hebei të Kinës veriore.

Ekspozita Ndërkombëtare e Ekonomisë Digjitale e Kinës 2023 do të fokusohet në zhvillimin e internetit industrial, sipas zyrës së informacionit të qeverisë provinciale, cituar nga “Xinhua”.

Në ekspozitë do të ketë forume dhe aktivitete bashkëpunimi ndërkombëtar. Rreth 400 persona do të ftohen nga ndërmarrjet kryesore, fondet e kapitalit sipërmarrës dhe organizatat kërkimore.

Më shumë se 30 forume do të fokusohen në sektorë të tillë si financat digjitale dhe inteligjenca artificiale, si dhe në ndërmarrje të specializuara dhe të sofistikuara që prodhojnë produkte të reja dhe unike.

Gjithashtu në ekspozitë do të publikohet një raport mbi zhvillimin e ekonomisë digjitale të Kinës. (Elona)