Gjermania kërcënon puçistët në Niger me sanksione dhe ndjekje penale
2023-08-09 16:43:32

CFP

CFP

Qeveria gjermane ka lëshuar një paralajmërim për puçistët në Niger që mos të kryejnë akte dhune ndaj presidentit të arrestuar Mohamed Bazoum, bën të ditur “ATSH”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme deklaroi në Berlin se ishte i shqetësuar për politikanin.

“Do të doja të theksoja edhe një herë mesazhin tonë për puçistët, se do të kenë pasoja të rënda personale nëse diçka i ndodh presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Bazoum dhe familjes së tij. Ne do ta perceptonim këtë si një përshkallëzim, siç do ta perceptonin partnerët tanë afrikanë”,- tha zëdhënësi.

Ai përmendi sanksionet dhe gjithashtu ndjekjen penale kombëtare ose ndërkombëtare si hapa të mundshëm.

Qeveria gjermane shpreson që puçistët do t’i përgjigjen përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore.

Në fundjavë përfundoi afati i një ultimatumi të lëshuar nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore për juntën ushtarake që ka sunduar Nigerin që nga grushti i shtetit në fund të korrikut. Ndërhyrja mund të jetë gjithashtu e mundur, nëse është e nevojshme, me ftesë të organeve përfaqësuese kushtetuese të Nigerit,  të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore të Nigerit po pengon tërheqjen e vazhdueshme të Forcave të Armatosura të Gjermanisë nga vendi fqinj, Mali. (Elona)

CFP

CFP