Banorët autoktonë të mbijetuar tregojnë historinë e zezë në shkolla amerikane
2023-08-09 14:57:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 7 gusht, gazeta amerikane "The Washington Post" publikoi një artikull, ku katër të mbijetuar treguan përvojat e tyre, duke zbuluar historinë e zezë të shkollave me konvikt për banorët autoktonë në ShBA.

 

Të katër të intervistuarit janë të moshës mbi 70 vjeçe. Një 86-vjeçar tha që kur ishte 10 vjeç, në një shkollë me konvikt, ai pësoi dhunë seksuale. Një banor indigjen i Alaskës u shpreh që për 6 vjet, ai u thirr me vetëm një numër dhe emri i tij nuk përdorej asnjëherë. Një 72-vjeçar rrëfeu që ai u grabit dhe nuk pati mundësi as t'i thoshte "mirupafshim" familjes.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të intervistuarit u shprehën që në shkollën me konvikt, ata kanë bërë shumë punë të ndryshme, duke u diskriminuar dhe duke u ndëshkuar shpeshherë nëse bënin edhe vetëm një gabim të vogël. Nëse flisnin gjuhën e fisit të vet, ata pësonin sharje dhe goditje. Vajzat indigjene duhej të pritnin flokë të gjatë dhe pësonin shpesh ngacmime seksuale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një sondazhi nga Departamenti i Brendshëm i ShBA-së, në periudhën e viteve 1870 - 1969, qeveria amerikane ndërtoi mbi 400 shkolla për banorët autoktonë në 37 shtete, që u ndoqën nga mbi 10 mijë fëmijë indigjenë. Besohet që mbi një mijë prej tyre kanë vdekur në këto shkolla dhe shumë prej tyre kanë pësuar dhunë seksuale, keqtrajtime dhe trauma psikologjike.