Foto nga VCG
Autoritetet kineze dhanë të dielën 350 milionë juanë të tjerë për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Pekin, Tianjin, Hebei dhe provincat në Kinën Verilindore.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, deri tani qeveria kineze ka dhënë 520 milionë juanë nga fondet qendrore kundër fatkeqësive natyrore për krahinat e sipërpërmendura.
Organet e pushtetit vendor mund t'i përdorin këto fonde për luftën kundër pasojave të fatkeqësisë, reagimin emergjent, zhvendosjen e banorëve, zbulimin e rreziqeve prej përmbytjeve dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara.
Foto nga VCG
Javën e kaluar, reshjet e dendura dhe përmbytjet shkaktuan dëme të shumta në Kinën Veriore dhe Verilindore.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar ekipe profesioniste shpëtimi në zonat më të prekura.
Foto nga VCG
Qendra Shtetërore për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Thatësirave ka mbajtur nivelin e reagimit emergjent II në Tianjin dhe Hebei dhe III në Pekin, Jilin dhe Heilongjiang.
Në Kinë, I është niveli më serioz në sistemin e reagimit ndaj emergjencave. (Jiang Lei)