Foto nga CFP
“Xinjiang-u që pamë me sytë tanë, është krejt ndryshe nga përshkrimet e medias perëndimore.” Ditët e fundit, ambasadori i Dominikut në Kinë Martin Charles përfundoi turneun e tij në Xinjiang. Gjatë pesë ditëve, ai dhe ambasadorët e 24 vendeve të tjera në Kinë vizituan me radhë Kashgarin, Kuqan, Urumqin etj. dhe u njohën me zakonet dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të Xinjiang-ut. “Panoramë e bukur”, “njerëz entuziastë” dhe “ekonomi e gjallë” janë përshtypjet kryesore të ambasadorëve për Xinjiang-un.
Në syrin e ambasadorit të Nikaraguas në Kinë Michael Campbell, në Xinjiang ekonomia zhvillohet shpejt dhe të drejtat e liria e banorëve mbrohen plotësisht. “Kjo është ndryshe nga i ashtuquajturi problem i ‘të drejtave të njeriut’, i propaganduar nga media perëndimore,” theksoi ai.
Vitet e fundit, rreth 2 000 zyrtarë qeveritarë, klerikë, gazetarë e përfaqësues të tjerë mbi 100 vendeve e organizatave ndërkombëtare kanë vizituar Xinjiang-un, duke parë me sytë e tyre zhvillimin ekonomik e shoqëror të këtij rajoni. Sipas diplomatit të Guineas në Kinë Kaba Ibrahim Sinkoun, media perëndimore shpif mbi Xinjiang-un për qëllime politike. “Ata nuk kujdesen aspak për jetën e banorëve që jetojnë atje,” u shpreh ai.
Në fund të vitit 2020, Xinjiang-u zhduku varfërinë absolute. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, PBB-ja në Xinjiang arriti 854 miliardë e 208 milionë juanë, duke u rritur 5.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga janari deri në qershor të këtij viti, Xinjiang-u priti 102 milionë turistë, kurse të ardhurat turistike arritën në 92 miliardë e 276 milionë juanë, duke u rritur me 73.64 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Xinjiang-u luan edhe një rol të rëndësishëm në ndërtimin e “Një brez, një rrugë”. Deri më 20 korrik, trenat e mallrave Kinë-Europë (Kinë-Azi) që qarkulluan nëpër portin Khorgos dhe kalimin Alataw arritën mbi 8000 dhe sasia e mallrave të transportuara i kaloi 200. (Fani)