Japonia do të dyfishojë shpenzimet për mbrojtjen
2023-08-07 21:38:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Japonia synon që deri në vitin 2027 të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes dhe të fitojë aftësi goditëse kundër bazave të huaja, gjë që ka qënë e ndaluar për dekada me radhë. 

Japonia po shkon drejt një epoke të re, duke hedhur poshtë qëndrimin e pasluftës dhe ndërtuar një ushtri të fuqishme. Ndërsa shuhen të mbijetuarit e bombave atomike, shpresa e tyre është që mësimet nga Hiroshima dhe Nagasaki të mos harrohen.